SHBA vlerëson arritjet e Kosovës
Prishtine - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ambasadorin amerikan William Walker, i cili po qëndron në Kosovës me rastin e shënimit të përvjetorit të 10-të të masakrës së Reçakut. Z. Thaçi dhe Walker në takimin e sotëm kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe prioritete e Qeverisë së Kosovës.
Ishte një takim me mikun tim dhe të gjithë Kosovës, ambasadorin Walker, me njeriun që në momentet më të rëndësishme për vendin tonë e tha të vërtetën para gjithë botës, për gjenocidin e Serbisë që bënte në Kosovë. Është njeri i respektuar prej institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, është një hero i popullit të Kosovës dhe i së vërtetës botërore për Kosovën, - u shpreh kryeministri Thaçi.
Unë i jam gjithmonë mirënjohës Walker për përkushtimet dhe punët që ka bërë Kosovën, paqen dhe stabilitetin edhe në rajon, duke shërbyer edhe në Kosovë. Gjithmonë ambasadori ka pasur miq dhe ka qenë i mirëpritur në Kosovë. Tani ka ardhur në përvjetorin e masakrës së Reçakut për të dërguar mesazhet e duhura, - theksoi kryeministri Hashim Thaçi dhe shtoi se ambasadorin William Walker e ka njoftuar për punën e institucioneve kosovare, në vitin e pavarësisë, po ashtu lidhur me Kushtetutën, simbolet, Konferencën së Donatorëve dhe vizionin për të ardhmen, për njohjet që kanë ndodhur për Kosovën, si dhe për njohjet e reja që do të ndodhin.
Unë besoj, tha kryeministri Thaçi, që me kontributin e të gjithëve, por edhe mbështetjen e vazhdueshme të ambasadorit Walker që ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj, ne do të kemi sukses më të plotë.
Nga ana e tij, ambasadori William Walker shprehu falënderimet për pritjen e organizuar nga kryeministri Thaçi dhe potencoi se ka ardhur në Kosovë për të kaluar kohën me shokët e fshatit Reçak, në dhjetë vjetorin e masakrës së vitit 1999.
Ambasadori Walker pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi vlerësoi lartë të arriturat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe u shpreh se mbështetja ndërkombëtare për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen.