E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Tani për tani nuk ka zgjedhje

Prishtinë - Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhjet tani për tani, por nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së tyre deri në përfundim të mandatit katërvjeçar të Kuvendit dhe Qeverisë. Në një intervistë për REL Feith ka shtuar se "mund të ketë zhvillime të reja që mund ta nxisin Presidentin (e Kosovës) të caktojë zgjedhjet".

Megjithatë debatin e ka orientuar në parlamentin e Kosovës, sepse vendimi eventual për zgjedhjet "duhet të dalë nga Kuvendi, aty ku e ka vendin", thotë ai. Për momentin, Feit beson se kjo "është mënyra më e mirë për të ecur përpara dhe ndihmon në spastrimin e spekulimeve që kanë dalë javët e fundit".

Duke folur për bisedimet e mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Feith thotë se kontaktet midis të dyja palëve duhet shikuar në kontekstin e perspektivës evropiane dhe se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që vendet në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit të kenë raporte të mira fqinjësore, edhe nëse nuk e njohin njëra tjetrën.

"Duhet të ketë të paktën kontakte teknike, për të mundësuar zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve". Në kuadër të kësaj perspektive Feith tha se ka ofruar mbështetjen e tij, duke ndihmuar edhe Brukseli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›