Obama kërkon zgjidhje diplomatike me Iranin
Uashington - Pavarësisht se mbështetja në forcën ushtarake mbetet një alternativë në tryezë, presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se është pro një qëndrimi diplomatik lidhur me mosmarrëveshjet me Iranin. Zëdhënësi i Obamës, Robert Gibbs, gjatë një conference për shtyp ka deklaruar se presidenti nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i tij ndaj mbështetjes në rrugë diplomatike të marrëdhënieve dhe mosmarrëveshjeve që SHBA-të kanë me Iranin, por sipas tij, edhe ndërhyrja ushtarake është një alternativë në tryezën e shtabit të mbrojtjes.