Koreja Veriut anullon çdo marrëveshje me K. e Jugut
Seul - Koreja e Veriut ka anulluar çdo marrëveshje ushtarake dhe politike të nënshkruar më parë me Korëne e Jugut. Sipas një deklarate të lëshuar nga Komiteti i Ribashkimit për Paqe në Korenë e Veriut, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas qëndrimit radikal të presidentit Koreano Jugor, Lee Myung-bak ndaj Koresë së Veriut. Koreja e Jugut ka deklaruar se ndien keqardhje ndaj vendimit të vendit fqinj, duke i bërë thirrje kështu kreut koreano verior Pyonyang që të heq dorë nga një veprim i tillë I cili ndikon ndjeshëm marrëdhëniet midis dy vendeve.