E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Largohemi nga Afganistani në vitin 2014

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se aleanca ushtarake i mbetet besnike planit që të dorëzojë përgjegjësitë për sigurinë te forcat afgane në fund të viit 2014.

Megjithatë, ai pranoi se faza finale e tranzicionit që përfshin provincat dhe distriktet do të fillojë në mesin e vitit 2013.

Komentet e tij vijnë pas atyrë të presidentit francez Nikolas Sarkozi, i cili tha se Franca do ta përshpejtonte largimin dhe kërkoi nga NATO që të mbarojë misionin luftarak në vitin 2013.

Që kur filloi faza e tranzicionit një vit më parë, një numër qytetesh dhe zonash afgane kanë marrë përsipër sigurinë nga forcat ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›