E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, gara e republikanëve vazhdon në Florida

Anketat më të fundit të opinionit për pretendentët e presidencës amerikane, se Mitt Romney është përpara Newt Gingrich-it në Florida, ku do të mbahen sot votimet paraprake. Një anketë e re tregon se Mit Romni ka mbështetjen e 42 përqind të votave të republikaneve, ndërsa Gingriç 27 përqind. Ish guvernatori i Massachusetts po i përqëndron sulmet e tij tek presidenti Barak Obama.

"Njerëzit po vuajnë dhe ju e dini këtë. Ky president duhet të lidhet me popullin amerikan dhe të kuptojë sesa e vështirë është situata. Unë do t`u them amerikanëve të vërtetën dhe faktin se ai nuk i ka përmirësuar gjërat, por i ka përkeqësuar", thotë zoti Romney.

Mit Romney po ndihmohet ne garë edhe nga personi që e mundi katër vjet të shkuara, senatori i Arizonës John McCain.

"Ai beson se bizneset krijojnë vende pune, jo si Obama që beson se ato i krijon qeveria. Përkrahësit e Romney-t, si Aleshia George, janë gati të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e nesërme", shprehet zoti McCain."

"Mendoj se ka inteligjencën, njohuritë ekonomike dhe të biznesit dhe përqasjen praktike që na mungon në Uashington", thotë një përkrahëse e zotit Romney.

Konkurrenti kryesor i Mit Romneyt mbetet Newt Gingrich. Ai po e vazhdon garën edhe pas numrave të dobët në anketa dhe turmave të vogla që e pasojnë si këtu në një kishë hispanike në rrethinat e Orlandos.

"Kam parasysh një rast të thjeshtë. Ne emëruam një kandidat të moderuar në vitin 1996 dhe humbëm. Emëruam një të moderuar në 2008 dhe humbëm. Besoj se vetëm një konservator i fuqishëm mund të debatojë me Barak Obamën dhe të fitojë", u shpreh ai në një aktivitet të fushatës.

Çështja e zgjedhshmërisë ishte kritike për dy republikanët që shfrytëzuan ligjin e votimeve të hershme në shtetin e Floridas, Brandon dhe Michelle Crossland.

"Shpresoj se njerëz si ne kuptojnë rëndësinë e aftësisë për t`u zgjedhur dhe në fund të fundit përparësia kryesore është largimi i Obamës nga posti".

Peter Brown thotë se Florida po bëhet një provë kryesore në garën republikane. "Për Mit Romneyn dhe Newt Gingrichin, Florida është gjithçka. Në se Romney fiton Floridan, do të jetë e vështirë t`i mohohet kandidatura republikane".

Tani për tani, në prag të zgjedhjeve paraprake në Florida, anketat dhe mbështetja duken në favor të Mitt Romneyt në atë që në disa raste ka qenë një betejë kaotike dhe e paparashikuar për kandidaturën republikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›