Obama kritika Romneyt I mungojne idete serioze
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka thënë se rivali i tij republikan, Mit Romni, është bllokuar në "pozicione ekstreme" në lidhje me çështjet ekonomike dhe sociale. Në një intervistë për AFP-në, Obama ka thënë se Romnit i mungojnë ide serioze dhe se "ai refuzon të marrë përgjegjësitë e zyrës, për të cilën do të garojë në nëntor". Kreu i shtetit amerikan ka deklaruar se planet e Romnit do të përkeqësonin jetën e klasës së mesme dhe se nuk do të ofronin perspektivë për ata që përpiqen t'i bashkohen asaj.
Obama ka thënë se në mandatin e dytë do të jetë i gatshëm që të bëjë kompromis me Republikanët, të cilët janë të lodhur me, siç ka thënë, njërin nga kongreset më pak produktive në historinë amerikane. Komentete Obamës vijnë në prag të Konventës Republikane, e cila nis punimet të hënën. Obama dhe Romni do të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.