15 vjetori i dorezimit te pushtetit protestat ne Hong Kong

Mijëra persona kanë marshuar në rrugët e Hong Kongut në 15 vjetorin e dorëzimit të kontrollit nga pushteti britanik tek ai kinez. Tubimi mbahet çdo vit në mbështetje të të drejtave të njeriut, por këtë herë është përforcuar nga zemërimi ndaj Pekinit. Turma masive ka marshuar në rrugët e qytetit duke bërë thirrje pro demokratike.
Presidenti kinez, Hu Jintao kryesoi festimet. Të shtunën u desh ndërhyrja e forcave të policisë që të ndalojë demonstruesit, të cilët përdorën spraj për të shpërndarë turmën që kërkonte hetime lidhur me vrasjen e aktivistit Li Ëangyang. Një gazetar lokal sulmoi presidentin Hu për masakrën në sheshin Tiananmen në 1989. Vizita e tij në Hong Kong ndodh ndërsa besimi publik në qeverinë e Pekinit ka pësuar rënie. Njerëzit kanë shprehur shpesh zemërimin e tyre për çmimet rekord të pronës, mungesës së demokracisë dhe skandalet e vazhdueshme politike.
Një prej shqetësimeve dhe çështjeve më të debatuara në vend është sistemi i përdorur për të zgjedhur liderin e Hong Kongut, që për shumë njerëz shihet si një zgjedhje e vetë Pekinit.
Një i ashtuquajtur kolegj elektoral me 1200 lider biznesi dhe qytetarë të tjerë me influencë në vend, shumica e të cilëve besnikë të Pekinit do të zgjedhin liderin. Hong Kong, një koloni britanike deri në 1997 ka një shkallë relativisht të lartë të autonomisë nga Pekini. Por liderët komunistë në Pekin kanë hasur shpesh në një presion publik për nivelin e demokracisë në këtë vend.