E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kryeson në sondazhe

Sondazhet e reja në Shtetet e Bashkuara tregojnë se presidenti Barack Obama prin kundrejt kandidatit republikan, Mitt Romney, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhi i “Fox News” i ka “siguruar” Obamës 49 për qind të votave, ndërsa Romneyt 40 për qind të tyre.

Ai i CNN-it, ndërkaq, për Obamën parasheh 52 për qind të votave, përkatësisht 7 për qind më shumë se për ish-guvernatorin e Massachusetsit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në muajin nëntor.

Gjendja e ekonomisë amerikane, megjithatë, pritet të jetë faktor vendimtar në to.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›