Time dhe CNN suspenduan gazetarin Fareed Zakaria

Zakaria në fakt e ka pranuar se ka kopjuar nga një shkrim i mëhershëm i një historiani amerikan, Jill Lepore, pikërisht nga e njëjta temë, por botuar në prill. Ai ka kërkuar falje publike në Twitter.
“Time pranon kërkim faljen, por ajo çfarë ka bërë ai ka qenë dhunim i standardeve të kolumnistëve tanë, që është se puna e tyre jo vetëm që duhet të jetë faktike, por edhe origjinale. Duhet të jenë vërtetë mendimet e tyre”, ka thënë Ali Zelenko, zëdhënës i revistës. “Si rezultat, ne e suspendojmë kolumnen e Fareed deri në rishikim të kësaj çështje”, shtoi ai.
CNN po ashtu ka pezulluar emisionin e Fareed, “Fareed Zakaria GPS”. Në një deklaratë, CNN theksoi: “Ne e kemi shikuar kolumnen e Fareed Zakaria në Time, për të cilën ai ka kërkuar falje. Ai ka shkruar blogje të shkurtra edhe në CNN.com për të njëjtën çështje, që përfshijnë të dhëna të paautorizuara nga ekspertet. Ai blog është hequr dhe CNN ka pezulluar Fareed Zakaria deri sa ai është në shqyrtim”.