E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini favorizon Man Utd-in

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka theksuar se Manchester United është favorit për të triumfuar në edicionin e ri të Premierligës dhe theksoi se skuadra e tij mund të përfundojë e treta ose e katërta.

Strategu italian është i pakënaqur me mungesën e përforcimeve gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe është pesimist për edicionin e ri.

“United fillon si favorit. Ne ndoshta jemi në pozitën e dytë, tretë ose katërt. Kur fitoni diçka është me rëndësi të përmirësoheni. Por, ju nuk duhet të kërkoni blerje në 10 ditët e fundit të afatit kalimtar. Përforcimet duhet të vijnë më herët”, deklaroi Mancini për ESPN, para duelit në Community Shield kundër Chelseas të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›