E Diel, 1 Nëntor 2026

Damiao kushton 60 milionë euro

Presidenti i Internacionalit, Giovanni Luigi ka porositur klubet e interesuara për sulmuesin Leandro Damiao se dëmshpërblimi në kontratën e tij vlen 60 milionë euro.

Damiao i cili ka shkëlqyer për Brazilin në Olimpiadën 2012 në Londër tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga klube të mëdha evropiane. Mirëpo, Internacional insiston se nuk do të ngutet në shitjen e 22 vjeçarit.

“Mendoj se është vështirë që ai të largohet nga ne përderisa nuk paraqitet një klub i gatshëm të paguajë 60 milionë euro, dëmshpërblimin në kontratën e tij”, deklaroi Luigi për O Jogo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›