Obama “luan” futboll, Merkel vesh tutat
Presidenti i Shteteve të Bashkuara: “Ju do të na prezantoni të gjithë ne”. Kancelarja gjermane njihet botërisht si një tifoze e zjarrtë e futbollit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, zëvendëspresidenti Xhoe Bajdën dhe ish-presidenti Bill Klinton, pritën në një ceremoni të këndshme skuadrën amerikane që do të marrë pjesë në finalet e Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut.
“Thjesht dëshiroj t’u them se çfarë krenarie të pabesueshme ne kemi për ekipin”, - tha Obama. “Ju do të na prezantoni të gjithë ne”. Zëvendëspresidenti Xho Bajdën do të jetë i pranishëm në ndeshjen hapëse të SHBA-ve kundër Anglisë, më 12 qershor në Rustenberg, Afrika e Jugut. Klinton është presidenti i nderit i Komitetit Organizator që po përpiqet të sjellë organizimin e Botërorit 2018 ose 2022 në SHBA.
Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njihet botërisht si një tifoze e zjarrtë e futbollit. Dhe këtë e ka treguar më shumë se në një rast. Ditën e hënë, gruaja më e fuqishme në Europë, do të vizitojë privatisht Kombëtaren e vendit të saj, që është duke u përgatitur për Botërorin e Afrikës së Jugut. Merkel ka qenë shpesh e pranishme në tribunë në ndeshje të ndryshme të Kombëtares gjermane në Botërorin e Gjermanisë (2006). Merkel do të drekojë me futbollistët në grumbullimin e tyre, në Cornaiano, në Alto Adige të Italisë. “Është një nder i madh për ne”, - tha trajneri i Johakim Lëv.
29 Maj 2010