E Diel, 1 Nëntor 2026

Vip-at, siç nuk jemi mësuar ti shohim më parë



Në Hollivud dalin nga shtëpia dhe shkojnë të bëjnë Pazar edhe me peshqir. Dhe në çuditemi se si nuk i kanë kushtuar vëmendje pamjes së jashtme, se si nuk kanë veshur këpucë të shtrenjta, fustane të hijshme ashtu siç jemi mësuar t’i shohim mbi tapetin e kuq. Por, edhe kur yjet shëtisin nëpër rrugët e mbipopulluara me indiferencën më të madhe, nuk është shumë e vështirë të kuptohet se gjithçka vlen për të rënë më tepër në sy. Paparacët në Hollivud rrinë gjithmonë nja hap pas personaliteteve. Ata nuk gjejnë paqe, të përkushtuar 24 orë pas derës së të famshmëve, në pritje të momenteve që do t’i habisnin të gjithë. Mjafton një fotografi që lajmi të jetë gati dhe kopertinat revistave të bëjnë punën e tyre. Është pikërisht kjo arsyeja që vip-at nuk e vrasin shumë mendjen për detajet, sepse janë pikërisht ato që e venë në qendër të vëmendjes. Shumë prej tyre janë përpjekur madje të provojnë çmenduri nga më të ndryshmet vetëm për të rënë në sy.
Personazhet
Nga Britni Spirs, e cila konsiderohet si më e përgjuara, tek Kërtni Lov, Xhesika Simpson, Pamela Anderson janë parë duke bërë Pazar në supermarkete. Bujë të madhe bëri fotografia e Anderson kur u shfaq e shkujdesur me një peshqir në trup, me shapka që shërbejnë për të shkuar në tualet. Jemi mësuar të magjepsemi me pamjen e tyre, t’i kemi shembuj përsosmërie me fustanet e gjatë dhe flokët e kuruar me kujdes. Jemi mësuar po ashtu të shohim Pamelën me bigudina në flokë duke psonisur, Kërtnin me pizhame duke shkuar nga dyqani i ushqimeve për në shtëpi, Anxhelina Zholinë duke blerë në një tezgë veshje të lira.

Britni Spirs
Nuk ka qenë shumë e vështirë për paparacët, të filmojnë herë pas here këngëtaren Britni Spirs me pantallona të shkurtra xhins dhe këmbë të zbathur. Ajo, edhe pse jo e kënaqur me imazhet që kanë ofruar mediat, asnjëherë nuk është shqetësuar për të ndryshuar imazhin. Disa persona kanë thënë madje se kjo është arma e saj më e mirë për të rënë në sy të të gjithëve, si një person i famshëm por i thjeshtë dhe pa komplekse.
Pamela Anderson
Askush nuk e ka harruar fotografinë që bëri xhiron e botës, në të cilën protagoniste nuk mund të ishte veçse Pamela Anderson. Ajo u fotografua teksa shëtiste me një në trup, me shapka shuam të thjeshta, pa grim dhe me flokë të çrregullt. Herë pas here ajo është kritikuar për shfaqjet e çuditshme në publik dhe komentet se nuk ka asnë gjë të keqe të dalësh pa fustan. Secili, thotë ajo, ka të drejtë të jetojë ashtu si i pëlqen më shumë.
Anxhelina Zholi
Edhe pse është idhulli i mijëra personave në mbarë botën, gjen shpësh mundësinë për të qenë larg vëmendjes të atyre që e ruajnë ditë e natë. Por pa sukses. Një fotograf arriti të bënte një fotografi, në të cilën Zholi psoniste e qetë së bashku me familjen e saj në një tezgë ku shiteshin rroba të lira. Aktorja filloi të zgjidhte me kujdes rroba për fëmijët, duke ua provuar një e nga një, e sigurt se askush nuk po e shihte.

Përjashtimi
I vetmi përjashtim vjen nga Paris Hilton. Ajo natyrisht nuk do të shkonte kurrsesi diku pa u kujdesur në mënyrë maksimale për pamjen e saj të jashtme, për flokët, fustanet, çantat shumëngjyrëshe. Nuk e kemi parë të dalë bionden seksi as pa grim të theksuar, pasi mendohet se e ka tmerrësisht të vështirë të paraqitet në publik jo e plotësuar, për shkak të defektit të vogël në njërin sy. Edhe kur shkon në supermarket, miliarderja përdor syzat gjigante dhe këpucët me takë të lartë, rreth 12 centimetra.
Viktoria Bekam
Nuk mund të linim pa përmendur Të famshmen Viktoria Bekam, e cila edhe kur shkon të blejë dy mollë, duket sikur sa ka dalë nga sfilatat e “Vogue” Ajo shpeshherë u jep këshilla mikeshave të saj se si të jenë gjithmonë në formë dhe joshëse për partnerët e tyre. Çështja ndryshon në vendet më pak të zhvilluara, mund të përmendim si shembullin më të mirë Italinë. Në këtë vend aktoret, këngëtaret, personazhet e njohura të botës së spektaklit nuk e kanë problem të dalin në rrugë pa rënë në sy, në sajë të veshjeve sportive dhe sandaleve të sheshta. Ato mund të dalin me xhinse, atlete gjimnastike dhe flokë të mbledhur, por veshja është gjithmonë e përshtatshme për rastin. Femrat më të spikatura në këtë drejtim janë: Elisabeta Kanalis, Melisa Sata, Elena Santareli dhe la Blasi. Përjashtohet nga ky grup Ilari, e cila me raste është fotografuar jashtë shkollës së fëmijëve apo në ndonjë supermarket të nivelit të ulët. Por, ajo është aq e bukur saqë edhe me pizhame do të ngjante seksi dhe joshëse.

29 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›