“Pleshti” Mesi i trembet Anglisë
Lionel Mesi i trembet para së gjithash Anglisë, një kërcënim i vërtetë në rrugën drejt titullit, e më pas vijn Spanjë dhe Brazili. Lojtari më i rëndësishëm i Argjentinës e bëri pohimin në “CNN International”. “Dëshiroj të bëj Botërorin tim dhe atë të Argjentinës. Dëshiroj t’u përgjigjem shpresave të tifozëve dhe të kontribuoj në fitoren e Botërorit. Dua të luaj si te Barcelona. E di se kjo është një mundësi e mirë për mua dhe do të përpiqem ta bëj atë”. Në lidhje me marrëdhëniet e tij me trajnerin Diego Armando Maradona, Mesi tha: "E vërteta është se Maradona ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua. Ai po qëndron shumë afër meje dhe me ka dhënë shumë besim se më parë”.
Vidhen në hotel lojtarët e Kolumbisë
Lojtarët e Kolumbisë u vodhën në një hotel me pesë yje nga dy punonjës hoteli në Afrikën e Jugut, vetëm një ditë pasi atë kishin mbërritur për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e vendit organizator. Pasi u kthyen nga stërvitja lojtarët panë se dhomat ishin pastruar, ndërkohë që nga portofolat e tyre mungonin para “cash”. Mediat raportuan se shuma e vjedhur arrinte në 2 800 dollarë. Incidenti ndodhi në hotelin me pesë yje, “Sun Hotel”, në veri të Johanseburgut. Në këtë hotel do të akomodohet Sllovenia gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.
FIFA, telefon të kuq kundër basteve
Qeveria e futbollit botëror, FIFA, do të monitorojë të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. FIFA do të hapë një linjë të kuqe telefonike konfidenciale për lojtarët, trajnerët dhe arbitrat, kundër tentativave për trukime apo fiksime të rezultateve të ndeshjeve. Të gjitha takimet do të jenë të monitoruara nga “Early Ëarning System”, një kompani e krijuar për të kontrolluar të “biskotat” (trukimet, në zhargonin e basteve). Më shumë e 400 “bookmakers2 (kompani bastesh) në botë kanë rënë dakord të denoncojnë vendosjen e parregullt të basteve.
29 Maj 2010