E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama merr masa të reja për ekonominë

Uashington - Presidenti Obama ka propozuar një seri reformash në përpjekje për të parandaluar një përsëritje të kolapsit financiar të vitit të kaluar. Ai tha se këto do të përbënin rishikimin më të madh të rregullatorëve financiarë që prej Depresionit të Madh në vitet 1930.

Kongresit do t'i kërkohet që t'i japë Rezervës Federale kompetenca të reja për të mbikëqyrur kompanitë financiare komplekse.

Nga ana tjetër do të marrë në shqyrtim edhe vendosjen e kontrolleve më të forta në përdorimin e instrumenteve financiar ekzotikë, si edhe do të ketë një organizëm të ri për mbrojtjen e konsumatorit.

"Kjo është arsyeja, që si pjesë e themeleve të reja ne po kërkojmë të ndërtojmë një ekonomi energjie që krijon vende të reja pune dhe biznese për të na çliruar nga varësia që kemi ndaj naftës së huaj".

"Ne duam të ushqejmë një sistem arsimi që rrënjos në çdo brez kapacitetin për t'i kthyer idetë në inovacione dhe inovacionet në industri dhe vende pune," tha presidenti Obama.
///BBC/start///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›