Raporti, Meta akuza Berishës
Tiranë -Duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se është vërtetë për tu shqetësuar shqetësuar për këtë pamje dhe imazh që Qeveria e Sali Berishës po i jep botës në përgjithësi dhe sidomos aleatëve tanë më të fuqishëm.
“Rikthimi i vlerësimeve të tilla për vendin tonë edhe pas anëtarësimit në aleancën më të madhe të lirisë, në NATO, tregon qartë se Qeveria e Sali Berishës nuk e mori anëtarësimin në NATO si një nxitje për të arritur standardet, të cilat nuk u plotësuan. Përkundrazi po e përdor vetëm për fushatë elektorale, për llogari të ngushta partiake, ndërkohë dhe ato pak standarde që ishin përmirësuar tashmë kanë marrë të tatëpjetën”-tha kreu i LSI-së.
Meta ka denoncuar shpërdorimin që sipas tij, Kryeministri Sali Berisha i ka bërë anëtarësimit në NATO, për qëllime të ngushta elektorale dhe cenimit të imazhit të Shqipërisë.