Obama mirëpret marrëveshjen për shkurtim të taksave
Presidenti amerikan Barak Obama, e ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet ligjbërësve, për të zgjeruar shkurtimin e taksave të listës së pagave për punëtorët amerikanë për dy muaj, si dhe për vazhdimin e ndihmës emergjente për të papunët.
Përmes një fjalimi të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama kërkoi nga Kongresi që të veprohet më shpejt pas kthimit nga pushimi dimëror, në mënyrë që shkurtimet në taksa të miratohen për një vit të plotë. Sipas Obamës, do të ishte i pafalshëm lejimi i gabimeve në këtë proces të shkurtimeve.
Presidenti amerikan Barack Obama tha se misioni amerikan në Irak ishte një arritje e jashtzakonshme që shërben si shembull se si amerikanët duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të mbrëndshme të vendit.
Pak ditë më parë presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se qeveria federale nuk duhet të mbyllet sepse kongresi nuk mund të gjejë një marrëveshje për një problem mbi taksat. Presidenti u kërkoi ligjvënësve të zgjasin lënien në fuqi të taksave të ulura para se të marrin pushimet e fundvitit, sepse përndryshe, tha ai, 160 milionë punonjës amerikanë do të duhet të paguajnë taksa më të larta prej datës 1 janar.