Obama mund të vizitojë Moskën në korrik
Uashington -Presidenti amerikan, Barak Obama mund të zhvillojë vizitën e tij të parë në Rusi në fillim të muajit korrik, para zhvillimit të samitit të G8-s që do të mbahet në Itali, njoftonte sot e përditshmja ruse "Kommersant", e cila citonte burime diplomatike. Ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Baker pritet të mbërrijë këtë javë në Moskë për të përgatitur vizitën e presidentit, sipas "Kommersant".
Mesi i muajit maj është po ashtu një datë e mundshme për zhvillimin e vizitës, por fillimi i muajit korrik duket momenti më i përshtatshëm, shprehej gazeta. Kjo vizitë do të pasojë takimin e parë, që do të zhvillohet më 1 prill në Londër gjatë samitit të G20-s, mes Barak Obamës dhe homologut të tij rus, Dmitri Medvedev.
Kjo vizitë do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë, pasi ka nisur përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale pas marrjes së detyrës së presidentit amerikan nga Barak Obama në janar, theksonte gazeta.