Pas 27 vitesh burg, shpallet i pafajshëm
Londër -Pas 27 vitesh burg, një gjykatë apeli ka shpallur të pafajshëm një person, i cili ishte dënuar për vrasje. Ky fakt, e shndërron këtë në një nga çështjet më të gjata të dënimit të gabuar në Britaninë e Madhe.Në vitin 1982, para se të mundësohej analiza e ADN-së, Sean Hodgson, 57 vjeç u shpall fajtor për vrasjen e kamarieres 22 vjeçare Teresa De Simone. Ai e mohoi akuzën dhe që atëherë ka këmbëngulur në pafajësinë e tij.
Avokati i tij i paraqiti gjykatës së Apelit një analizë ADN-ja që tregonte se Hodgson nuk mund të ishte vrasësi i vajzës.De Simone u gjet e mbytur në vitin 1979 në makinën e saj në një vend për parkimin e makinave pranë barit në Southampton, ku ajo punonte.
Hodsdon, i cili ishte ndodhur në atë zonë në ato momente, u dënua ne bazë të një deklarate që ai më vonë e tërhoqi dhe nga një analizë gjaku. Avokati i tij, Julian Young deklaroi se analiza e ADN-së tregonte se Hodgson nuk ishte vrasësi.