E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nderon Martin Luther Kingun

Uashington - Barak Obama, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të amerikës nesër në një ceremoni madhështore, do të marrë pjesë në nderimet që do t’i bëhen udhëheqësit të të drejtave civile, në ditën e festës kombëtare që shënohet me rastin e ditëlindjes së tij. Në ditën e përkujtimit të Martin Luther Kingut, Obama do të diskutojë me këtë rast për rëndësinë e shërbimit ndaj komunitetit dhe mbi një faqe interneti, USAservice.org që i ndihmon amerikanët të organizojnë, apo të gjejnë programe për shërbimin ndaj komunitetit dhe të marin pjesë në to. Zoti Obama po ashtu do të organizojë darka për nder të senatorit republikan Xhon Mekein, nënpresidentit Xho Biden dhe ish-sekretarit të Shtetit Collin Poëell.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›