LSI: S’do votojmë buxhetin
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar sërish sot se nuk do të mbështesë kurrë buxhetin e bashkisë së Tiranës, që sipas kësaj force politike ky buxhet është i motivuar për t’u vjedhur. Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili, duke ironizuar bashkëpunimin e PS-së me PD-në për ndryshimet kushtetuese të 21 prillit, i tha zt Rama që këto vota t’i merrte nga këshilltarët e djathtë.
“Ne jemi shumë të vendosur për t’i sqaruar çdo qytetari të Tiranës, në çdo njësi bashkiake, gjithçka është bërë dhe bëhet, në shpërdorim sistematik dhe të padëgjuar të fondeve të bashkisë së Tiranës. Edi Rama, duke pasur principin që të bëjë sikur të punojë dhe të vjedhë sa më shumë, mendon që kështu mund të qeveriset Tirana. Por, kjo nuk është filozofia e LSI. Kjo është filozofia e Edi Ramës dhe këtu ndahen dhe qëndrimet tona lidhur me këtë çështje”-theksoi Vasili.
Ai shtoi më tej, se LSI nuk do të votojë një buxhet që ka lidhje me interesa klienteliste, të Kokëdhimave që i qëndrojnë pranë, duke e cilësuar buxhetin e bashkisë si jo të lidhur me zgjidhjen e halleve të qytetarëve të Tiranës. “Njëkohësisht, Rama duhet t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës pse jepen para nga 20 herë për të njëjtën rrugë, duke krijuar të gjithë ambientin më të përshtatshëm kështu që shpërdorimi dhe vjedhja të gjallojë”-vijoi më tej sekretari i LSI-së.