Dilema e Ersekes dy rivalet qe nuk kane ndarje

Në qytetin e Ersekës po zhvillohet një fushatë elektorale e qetë.Të dy kandidatët janë parë shpesh hërë nga banorët e qytetit në shoqërinë e njëri-tjetrit duke biseduar për problemet që kërkojnë zgjedhje të qytetit, por edhe ato të fushatës gjë që bën të vështirë zgjedhjen për votuesit duke patur parasysh edhe kapacitetet intelektuale të dy kandidatëve.
Zhaneta Prifti është e vetmja femër në qarkun e Korçës që konkuron në këtë garë për drejtimin e një bashkie në siglën e LSI-së, pas 30 vjetësh pune në arsim.
”Një nga prioritetet e kësaj platforme është rikonstruksioni i ujësjellësit, një problem shqetësues që ka qenë gjatë këtyre viteve të qeverisjes socialiste. Brenda 6 muajve do t’u siguroj qytetarëve të Ersekës ujin e pijshëm 24 orë”- tha Zhaneta Prifti, kandidate e LSI-së.
Ali Laho është kandidati i majtë në këto zgjedhje për drejtimin e bashkisë së Ersekës, një agronom i njohur në të gjithë zonën e më pas një biznesmen i sukseshëm.
“Qytetarët e Ersekës meritojnë më shumë rrugë të shtruara, meritojnë trotuare, gjelbërim, ujë 24 orë po kështu edhe punësim për fëmijët e tyre”- tha Ali Laho, kandidat i PS-së.
Programet e dy kandidatëve gati janë të njëjta për faktin se ata e njohin Ersekën, i dinë hallet dhe shqetësimet e banorëve të saj dhe në program kanë projektuar zgjidhjen apo zbutjen e tyre. Kjo i ka vënë zgjedhësit para dilemës se kujt t’ja japin votën.
Erseka njihet si bastion i së majtës, por LSI në koalicion me të djathtën, ka propozuar një zonjë që ka reputacion mes zgjedhësve. Dilema e elektoratit mbetet e tillë deri në 8 Maj, kur me votë do të përcaktohet drejtuesi i ri i bashkisë së Ersekës.
Jorgjeta Gjançi