E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në Arabinë Saudite

Rijad - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ndodhet sot në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad për një vizitë zyrtare. Presidenti Obama do të takohet me mbretin Abdullah ku do të diskutohen shumë tema, nga përpjekjet për arritjen e një paqe arabo-izraelite, programi bërthamor i Iranit deri te luhatjet e çmimit të naftës.

Obam sonte do të jetë mysafir i mbretit Abdullah në një fermë kuajsh në periferi të Rijadit, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Egjiptit, ku nga kryeqyteti Kajro, pritet fjalimi që do të nisë një erë tjetër dialogu me botën myslimane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›