Berisha: ‘Shqipëria në punë’
Vlorë -Kryeministri Sali Berisha është ndalur në Vlorë, nga ku ka prezantuar kandidatët për deputetë për këtë qark. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se vinte në këtë shesh, pas katër vitesh reforma, përkushtim dhe punë. “Ne mblidhemi në këtë shesh së bashku, pasi shohim drejt e në sy të moshuarit tanë, sepse ne i premtuam atyre se do të kujdesemi për ta. Ne premtuam se do të nderonim ata dhe djersën e tyre dhe në mbarë vendin, pensionet e tyre në qytet janë 50 deri në 70 përqind më shumë, ndërkohë që në fshatrat e mbarë vendit janë dy herë më të larta”-tha kryeministri Berisha.
Ai shtoi më tej, se katër vjet më parë, kishte premtuar luftë kundër korrupsionit, ndërsa pas katër vitesh ky sistem ishte çmontuar, duke shpëtuar nga kleptokracia rreth 4.2 milionë euro. “Qeveria shqiptare, qeveria që ju mandatuat arriti të shpallet kampione në këtë luftë nga institucioni më prestigjioz i botës. Ne mblidhemi sot në këtë shesh së bashku pasi Vlorën e kemi shndërruar një kantier të vërtetë ndërtimi. Në katër vite në këtë qark janë investuar më shumë se 500 milion euro”-tha kreu i qeverisë.
Berisha shtoi se katër vjeçari që vjen do të jetë katër vjeçari i shqiptarëve. “Vlora sot është në prag të shndërrimit të saj në një nga metropolet më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit.Vërtetë që në katër vite janë ndërtuar apo po rindërtohen rreth 300 km autostrada, rrugë rurale, rrugë dytësore etj. Janë ndërtuar dhe rindërtuar qindra shkolla, ujësjellësa, kanalizime, qendra shëndetësore, por në katër vitet që vijnë Vlora do të jetë kantieri i madh i Ballkanit. Në katër vitet që vijnë Vlora do të ketë portin më të madh të rajonit”-nënvizoi Berisha.
Kreu u Partisë Demokratike shtoi se rruga e nxjerr Vlorën në lartësinë e zhvillimit më të madh në historinë e saj , duke e bërë portin e saj, portin më të fuqishëm, të brigjeve të të gjithë rajonit. “Ne rrugën nuk e kërkuam për të zvogëluar portet e askujt, por rrugën e ndërtuam për Vlorën , Tiranën, Prishtinën, shqiptarët kudo që janë. Atë rrugë, atë gjigand do ta ndërtojmë edhe sikur vetëm Kosovës ti shërbente sepse jemi vëllezër, se kemi ndaj njëri-tjetrit, detyrime të përjetshme”-vijoi.
Berisha tha më tej se 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e punës. “Shqipëria në punë”, do të jetë motoja jonë. Për këtë, ai ka premtuar se vetëm porti i Vlorës do të punësojë 30 mijë deri në 50 mijë qytetarë. “Në datën 8 qershor në kaskadën e Devollit nisin punimet për projektin hidroenergjetik më të madh të Evropës, i cili do të punësojë 5 deri në 7 mijë punëtorë”-theksoi kreu i selisë blu.
Ai ka premtuar se në mandatin e dytë, qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në drejtim të Bashkimit Evropian. “Sheshi i flamurit është sheshi i nderit, i dinjiteti të qytetarëve të kombit. I bëj nga ky shesh thirrje zotit Rama. Vendose emrin në krye të listës së partisë tënde. Dil në shesh të burrave, mos bëj atë që nuk e ka bërë ndonjë lider partie i një vendi të lirë. Eja këtu dhe në këtë shesh dhe mburrju këtyre qytetarëve dhe thuaju se cili lider evropian nuk ka pranuar pavarësisht nga humbja që e pret të mos jetë në krye të listës. Ti me këtë kthehesh mbrapa shumë. Këngën “çohu, çohu” e ke marrë nga internacionalja socialiste, apo këngë të çetnikëve serbë, këtë nuk e di”-përfundoi fjalën e tij kryeministri Sali Berisha, para mijëra mbështetësve të tij në Vlorë.