E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Punësimi, prioritet

Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale dje në Pallain e Kongreseve në Tiranë. Kreu i kësaj partie Ilir Meta, theksoi gjatë fjalës së tij, se LSI-ja shkonte në këto zgjedhje, për të garantuar 100 mijë vende të reja të qëndrueshme pune në 4 vitete e ardhshme të qeverisjes. Meta theksoi se tre janë prioritete kryesore të programiit të LSI: punësimi, punësimi dhe përsëri punësimi. Nëpërmjet punësimit të qëndrueshëm-vijoi Meta-dë të luftojmë varfërinë dhe ta shporrim njëherë e mirë nga familjet shqiptare gjatë 4 viteve të ardhshme.

“Synojmë të mbrojmë të gjithë shqiptarët me të ardhur të pakta apo mesatare, duke e bërë zero tatimin mbi të ardhurat personale për paga deri në 250 mijë lek (të vjetra) në muaj, dhe duke aplikuar tatimin në 10 % për paga nga 250-500 mijë lekë në muaj vetëm për diferencën mbi 250 mijë lekë”-theksoi kreu i LSI-së. Meta ka premtuar se do të ofronte mbështetje për bizneset fason, që kanë të punësuar rreth 100 mijë gra dhe vajza, që sipas Metës prodhime të tilla përbëjnë eksportet më të mëdha për në Bashkimin Evropian.

“Plani ynë për Veprim se shteti i përgjegjshëm , shteti social dhe shteti që ka një logjikë ekonomike i intereson më mirë që të subvecionojnë deri në 50 % të sigurimeve shoqërore për çdo vend pune, se sa të bëjë pagesë papunësie që është shumë e lartë për ccdo grua dhe ccdo vajzë që punon në ëktë biznes, sepse ështëmë me interes, që të hiqet tatim-fitimi deri në dhjetor të vitit 2010 për këtë lloj biznesi sepse një biznes që falimenton nuk mund t’i japë shtetit tatim-fitime, por në rast se këto biznese falimentojnë jo vetëm do kemi 100 mijë gra dhe vajza pa punë po do të humbiten një herë e përgjithmonë të gjitha tregjet ku eksportohet sot”-nënvizoi ai.

Meta shtoi më tej, se partia e tij ishte e vendosur për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për këtë, ai ka deklaruar se LSI-ja ka një program të qartë se si do të realizojmë brenda këtij viti për buxhetin e vitit të ardhshmë, dyfishimin e investimeve për bujqësinë dhe se si në fund të mandatit 4 vjeçar këto investime do të jenë trefishuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›