Aksident tek “Unaza e Re”, makina përplas për vdekje të moshuarën

Një grua e moshuar ka gjetur vdekjen, pasi u përplas nga një automjet në zonën e njohur si “Unaza e Re” në kryeqytet.
Sipas policisë e moshuara, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, po kalonte në anën tjetër të rrugës, kur një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe e ka përplasur përtokë.
Ndërkaq uniformat blu kanë ndaluar menjëherë drejtuesin e mjetit, ndërsa po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit.