Denoncimi i PS Ruci Tirana me shume vota se votues

Partia Socialiste denoncon shkeljet e KQZ në lidhje me rezultatin zgjedhor për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se janë gjetur 357 vota më tepër se sa votues.
Ruçi ka hedhur dyshimet se këto fletë janë vendosur në kutitrë e votimit pasi procesi ishte mbyllur. Selia rozë ka pergatitur dosjet me të gjithë provat e grumbulluara të cilat i ka vënë në dispozicion të ndërkombëtarëve.
"Komenti ynë për rezultatin e KQZ-së. Në një vështrim empirik dhe në pak sekonda kuptohet lehtë se të legjitimosh vendimmin e KQZ-së, do të thotë të shtosh në numrin e votave për kryetar bashkie të Tiranës, 357 vota më tepër sesa votues. Që në këtë moment, kuptohet se rezultati është i manipuluar nga KQZ pa asnjë lloj justifikimi. Në asnjë prej tyre nuk çertifikohet rezultati, ku votat e zgjedhësve të dalin të barabarta me vota e gjetura në kuti. Pse ndodh kjo? Në logjikën e përgjithshme mund të mendosh se procesi është shkatërruar. Kjo do të thotë se ështe e vetmja mundësi, që do lejonte humbësin Basha të kërkonte paligjshmërinë e procesit dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Por, a mundet?"-tha kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Rovena Moçka