E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ne avantazh ndaj Romney

Barak Obama ndodhet një hap para kandidatit republikan Mit Romni. Të gjitha sondazhet më të fundit tregojnë për një avantazh të Kreut të Shtëpisë së Bardhë ndaj rivalit të tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhe për herë të parë kandidati demokrat ka kaluar përpara republikanit edhe në mbledhjen e fondeve për fushatën elektorale. Gjatë muajit gusht mbështetësit e Obamës kanë dhuruar më shumë se 100 milionë dollarë. Për të dhënë shifra më të sakta 114 milionë dollarë kundrejt 110 milionë dollarëve të republikanëve. Por Romney vazhdon garën e tij duke ndaluar në Ohajo për tu bërë apel atyre që nuk kanë vendosur ende. Më duhet ndihma e Ohajos për tu bërë presidenti I ardhshëm I Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të bëjmë të pamundurën për ta mbajtur këtë vend të fortë për ta mbajtur ende amerikën si shpresë në tokë. Faleminderit ët gjithëve, ka thënë Romni para mbështetësve të tij. Por Ohajo nuk është një zgjedhje e rastësishme, është pjesë e nëntë shteteve që janë të pavendosura mes dy kandidatëve dhe së bashku me Floridën përbëjnë numrin më të madh të votuesve. Por në fushatën elektorale mund të ndikojnë edhe tema lokale si për shembull arsimimi. Në Çikago për herë të parë në 25 vitet e fundit, mësuesit kanë protestuar duke kërkuar rritje page dhe përfitime më të mëdha shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›