E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ofertë Iranit: Gatipër programin bërthamor

SHBA - Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë një ofertë Ajatollah Ali Chameneit, liderit shpirtëror të Iranit. Sipas Washington Post, Obama e ka sinjalizuar se SHBA është gati të pranojë një program bërthamor civil të Iranit. Chamenei nga ana e tij duhet të garantojë se Irani në asnjë mënyrë nuk do ndërtojë armë bërthamore.

Vetë Chamenei e kishte thënë në shkurt në një intervistë se ata nuk kanë ndërmend të ndërtojnë një armë bërthamore.

Chamenei e ka marrë mesazhin e Obamës përmes kryeministrit turk, Erdogan. Fillimisht ishte menduar se vendi ku do bëhen negociatat do ishte Stambolli, por më pas iranianët kërkuan që të ishte ose Iraku ose Kina.

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›