Ban Ki Moon denon sulmet ne Siri Shkelin kerkesat e OKB-se
Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon, ka dënuar qeverinë siriane për sulme të reja ushtarake, pavarësisht marrëveshjes të aprovuar për t'i dhënë fund dhunës. Ban Ki Moon tha se afati i 10 prillit për armëpushimin, nuk është një justifikim për të vazhduar vrasjet nga forcat besnike të presidentit, Bashar Al-Asad. Aktivistët thonë se të paktën 100 njerëz janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit pasi trupat intensifikuan operacionet. Më parë, Turqia kërkoi ndihmën e OKB-së pas një rritjeje të numrit të refugjatëve të ardhur.
Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të kombeve të bashkuara, ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se numri i refugjatëve është dyfishuar që prej kohës që Asad ra dakord për zbatimin e planit të paqes së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe. Plani gjashtë pikësh i hartuar nga i dërguari i OKB-së Kofie Anan parashikon ndaljen e dhunës dhe tërheqjen e trupave ushtarake në datën 10 prill. Megjithatë edhe pse qeveria e Asad ka pranuar planin, opozita siriane, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore janë skeptike për angazhimin e qeverisë së presidentit Bashar Al Asad në këtë plan, duke qenë se sulmet e ashpra vazhdojnë dhe tashme kanë përfshirë dhe kryeqytetin Damask. Gjatë një deklarate ditën e premte Ban Ki Mon tha se sulmet e fundit ndaj civilëve "shkelin" kërkesat e OKB-së dhe kërkoi që qeveria të ndërpresë operacionet ushtarake. OKB vlerëson se më shumë se 9000 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të konfliktit një vit më parë.