E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez lutet per jeten e tij

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez i është lutur Zotit që t’i japë jetë pasi i kanë mbetur ende gjëra për të bërë. Ai është shprehur se ka kohë që përpiqet të flasë me presidentit e Sirisë Bashar Al Asad, të cilin e konsideron si vëllain e tij, i cili po i reziston një agresioni imperialist në mbrojtje të njerëzve të tij. Ai ka vihuar më tej se ndihet që nuk ka jetuar mjaftueshëm, dhe se do të pranonte një jetë të dhimbshme por jo vdekjen. Chavez, i cili u diagnostikua me kancer në qershor të vitit të kaluar ka marrë pjesë në meshë menjëherë sapo është kthyer nga Havana ku ishte për një seancë terapie. Ai i është nënshtruar tre operacioneve, dhe meqënëse këtë vit do të ketë zgjedhje presidenciale në vend, ai u përpoq të mbante sekret sëmundjen e tij, duke përsëritur gjithnjë se do të mbijetojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›