E Diel, 1 Nëntor 2026

Drashkoviç: Serbia, politikë humbëse; as Kosovën, as BE-në

TIRANE- Serbia nuk mund të vazhdojë më me politikën humbëse. “Edhe BE edhe Kosova”.

Është kjo deklarata e liderit të Partisë Përtëritja Serbe, Vuk Drashkoviç, i cili i ka bërë thirrje Beogradit të jetë më realist. “Kjo politikë humbëse po zhvillohet prej 12 vjetësh. Por kjo politikë është në të vërtetë as Kosova në Serbi e as Serbia në BE”.- ka thënë Drashkoviç, i cili ka qenë ministër i Jashtëm i Serbisë.

Sipas tij, Serbia duhet të merret me Evropën, standardet evropiane dhe mbrojtjen “e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë pasi kjo është e vetmja politikë e mundur për Beogradin.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›