SHBA avioni rrezohet mbi nje bllok ndertesash

Një avion i vogël është rrëzuar mbi disa ndërtesa pranë plazhit të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy anëtarët e ekuipazhit janë shoqëruar menjëherë në spital, ku mjekët kanë thënë se nuk janë në rrezik për jetën. Edhe forcat e zjarrëfikësve kanë konfirmuar se pavarësisht se nga përplasja e avionit janë dëmtuar rreth 20 apartamente, nuk janë verifikuar njerëz të plagosur.