E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama optimist për pranimin e zgjidhjes me dy shtete

Uashington - Barak Obama shprehu edhe një herë optimizmin e tij se Izraeli do të pranojë ekzistencën e dy shteteve, edhe të Palestinës. Deklarata e presidentit amerikan erdhi gjatë takimit që zhvilloi me presidentin palestinez, Mahmud Abas. Sipas Obamës, kjo zgjidhje është në favor edhe të sigurisë së vetë Izraelit.

Presidenti i SHBA-së i bëri thirrje edhe një herë izraelitëve të ndalin zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

"Jam i bindur se do të ecim përpara, nëse të gjitha palët bien dakord të plotësojnë detyrimet e tyre”, tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›