Rusia dorëzon piratët e kapur në muajin prill
Moskë - Rusia mësohet t’i ketë dorëzuar një shteti afrikan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, 29 piratët e arrestuar në muajin prill. Arrestimi i piratëve u bë në ujërat e Gjirit të Adenit nga një anije luftarake ruse.
"Piratët, me origjinë nga Somalia, Irani dhe Pakistani, u janë dorëzuar organeve kompetente të një shteti bregdetar afrikan për t'u vënë përpara drejtësisë", bëri të ditur agjencia “Interfax” duke cituar një burim të shërbimeve ruse të sigurisë.
Burimi ka shtuar se për momentin nuk ka precedentë për gjykimin e tyre në Rusi.