SHBA dhe Japonia përgatisin projektrezolutë për Korenë
Uashington - Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë përgatitur një projektrezolutë me të cilën dënojnë ashpër provat e fundit bërthamore të ndërmarra nga Koreja e Veriut. Projektrezoluta tashmë është në dispozicion të anëtarëve kryesorë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në të i bëhet thirrje anëtarëve të OKB-së të fillojnë zbatimin e sanksioneve të miratuara më parë kundër vendit të izoluar komunist.
“Këshilli i Sigurimit dënon me forcë provën bërthamore të Koresë së Veriut më 25 maj 2009, si shkelje flagrante e rezolutave të OKB-së. U bëhet thirrje të gjitha shteteve anëtare të fillojnë menjëherë zbatimin e sanksioneve të mëparshme të diktuara në rezolutën 1718”, thuhet ne projektrezolutën e hartuar nga Japonia dhe SHBA.