E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Qeveria, antimiting me LSI-ne"

"Eshte normale qe edhe qeveria te bej antimitingun e vet, me rastin e 15 Marsit". Kjo ka qene pergjigjja e kryetarit socialdemokrat, Skender Gjinushi ndaj pyetjes se dhe LSI do te zhvilloje nje miting me 15 mars, ne sheshin qendror te kryeqytetit. Nje deklarate, e cila le per te kuptuar se marredheniet mes ish-aleateve te majte, tashme jane ne piken e vdekjes. Nderkohe qe kreu socialist Rama, duke pranuar se ka protesta paralele, duke pasur parasysh protesten e LSI, eshte shprehur se "Per fat te keq, gjerat jane keshtu. Vija qe ndan te shkuaren me te ardhmen, qe ndan koalicionin e se shkuares me bashkimin e ri per te ardhmen, eshte e qarte per te gjithe, cdo dite e me shume". Keto deklarata jane dhene dje, ne perfundim te takimit te partive te koalicionit te majte, shoqatave joqeveritare dhe sindikatave te mbledhura nga kryetari socialist Rama, per te diskutuar ne lidhje me organizimin e manifestimit me 15 mars, ne 1-vjetorin e tragjedise se Gerdecit. Ne kete takim ishin te pranishem kryetari i PS, Rama, kryetari i PSD, Gjinushi, kryetari i PDS, Milo dhe per te paren here i bashkengjitet kesaj tavoline opozitare dhe kryetari i G99, Veliaj. Por, ky manifestim eshte ideuar si nje bashkim qytetar nga ana e kryesocialistit Rama. Ndaj shoqata dhe sindikata u bashkuan me kete nisme, sic ishin Shoqata e Ushtarakeve ne Lirim, Komiteti Kombetar i Veteraneve, Shoqata Gerdeci, Konfederata e Sindikatave. "Ne bashkohemi me protesten qe do te organizohet me 15 Mars. Eshte nje proteste qe i drejtohet gjithe qytetareve te Shqiperise dhe te Tiranes, jo thjesht per te perkujtuar tragjedine e Gerdecit, por edhe per te rikthyer shpresen, per t'u solidarizuar", lajmeroi bashkimin ne proteste, Gjinushi. Ndersa kryetari i selise roze, deklaroi se 15 Marsi eshte dita, per te mos harruar. "Shqiperia e shume plageve te hapura, ne 15 Mars, i kthehet nje plage, e cila mund te mbyllet kur te behet drejtesi, kur e verteta te zbardhet plotesisht dhe kur te gjithe pergjegjesit te marrin ate qe ju takon", tha gjate fjales se mbajtur ne kete takim, Rama. Sipas tij, kete nuk mund ta beje askush tjeter pervec shtetit dhe nepermjet qeverise se re, qe te gjithe se bashku do te ndertojme me voten e 28 qershorit. Ne te njejten tematike edhe aleati tjeter i partise me te madhe opozitare, kryetari i Partise Demokracia Socialiste, Paskal Milo, ne emer te partise se tij beri te ditur bashkimin diten e diel ne protesten me qytetaret, ne kujtim te pervjetorit te masakres se Gerdecit. Manifestimi qytetar qe do te organizohet nga partite opozitare, sindikatat dhe shoqatat, do te zhvillohet pa flamuj partish, por me ngjyrat e flamurit kombetar dhe flamurit evropian, duke iu pergjigjur keshtu pozitivisht thirrjes se PS, per t'u bashkuar ne manifestimin nen moton "Mos Harro!", ne pervjetorin e pare te tragjedise se Gerdecit. Manifestimi do te filloje ne vendin e tragjedise, Gerdec per te perfunduar ne sheshin qendror te kryeqytetit. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›