Obama paralajmëroi Assadin

“Sot, dua t’ia bëj të qartë Assadit dhe atyre që komandon ai: Bota po vëzhgon. Përdorimi i armëve kimike është dhe do të jetë i papranueshëm. Nëse ju bëni gabim tragjik dhe i përdorni ato, do të ketë pasoja për të cilat ju do të mbaheni përgjegjës”, ka thënë Obama.
Presidenti nuk ka sqaruar pasojat. Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët amerikanë kanë thënë se agjentët e inteligjencës kanë zbuluar se regjimi sirian ka zhvendosur komponentët e armëve kimike në ditët e fundit.
Obama ndër të tjera ka thënë se është i gatshëm të punojë me Rusinë për të “rinovuar” marrëveshjen, e cila ka ndihmuar në shkatërrimin e mijëra armëve bërthamore dhe kimike në ish-Bashkimin Sovjetik.
Obama ka pranuar se Moska nuk do të zbatojë paktin 20-vjeçar, pa bërë ndryshime.
“Rusia ka thënë se marrëveshja jonë aktuale nuk është në harmoni me ndryshimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Andaj, le ta rinovojmë atë. Të punojmë me Rusinë si partnerë të barabartë. Të vazhdojmë me punën, e cila është aq e rëndësishme për sigurinë e dy vendeve tona”, ka thënë Obama.