E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oxlade-Chamberlain: Do t`i mbijetojmë shitjes së Van Persie

Alex Oxlade-Chamberlain thotë se Arsenali mund t`i mbijetojë largimit të sulmuesit kryesor, Robin van Persie.

“Ai ishte një lojtar i madh për ne vitin e kaluar, nuk mund ta mohojmë këtë. Por ne kemi një skuadër që mund të përballet me këtë”.

“Olivier Giroud ishte golashënuesi më i mirë në Francë vitin e kaluar, Lukas Podolski ka qenë një sulmues me profil të lartë për disa vite dhe ka 100 paraqitje për Gjermaninë, që nuk është keq”.

“Ne përfundimisht kemi një ekip që mund të përballet me këtë. Këto gjëra ndodhin në futboll gjithë kohën, ju vetëm duhet të vazhdoni dhe ecni përpara dhe mendoj se skuadra është mjaft e fuqishme për t`u përballur me këto situata”, ka thënë Giroud.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›