Papa Benedikti viziton në shtator Libanin
Papa Benedikti XVI pritet të vizitojë Libanin nga 14 deri më 16 shtator pavarësisht rritjes së tensioneve dhe frikës se lufta në Siri do ta kalonte kufirin, njoftoi Vatikani.
“Përgatitjet për vizitën janë në zhvillim e sipër dhe nuk ka ndonjë paqartësi nga ana e Vatikanit”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi.
Ai tha se është nisur tashmë për në Liban vetura mbrojtëse që Papa përdor gjatë vizitave jashtë vendit.