E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama përfundon pushimet

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 12:40

Presidenti amerikan, Barack Obama, është rikthyer në Washington, pas përfundimit të pushimeve familjare në shtetin e Havait, që zgjatën gati dy javë.
Presidenti ka pakësuar paraqitjet publike që prej se filloi pushimet më 22 dhjetor. Ato pasuan disa fitore të tij të rëndësishme në Kongresin amerikan, përfshirë miratimin e një kompromisi të rëndësishëm për zgjatjen e shkurtimeve të tatimeve dhe ratifikimin në Senat të një traktati të ri me Rusinë për armët bërthamore.
Por Obama do të përballet me një legjislaturë të ndarë, ndërsa republikanët e opozitës marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe demokratët, me gjithë humbjet, ruajnë shumicën në Senat.
Udhëheqësit republikanë kanë shpallur tashmë plane për shqyrtimin e një mase që do të shfuqizonte reformën e kujdesit shëndetësor që u miratua në Kongres vitin e kaluar. Ata po ashtu janë zotuar se do të pakësojnë shpenzimet federale dhe të tkurrin madhësinë e qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›