E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal seksual ne USS Enterprise. Shkarkohet kapiteni

Captain Owen Honors do të lirohet nga detyra e tij pas 24 orësh bëjnë të ditur mediat amerikane. Bëhet fjalë për  komandantin e USS Enterprise në qendër skandalit rreth një videoje mjaft të poelemizuar e cila është publikuar në internet. 

Viedoja e realizur në ambjentet e aeroplanmbajtëses bërthamore përmban imazhe me sfond seksual në të cilën kapiteni Honors dëgjohet ndërsa lëshon sharje për  homoseksualët. Marina bëri të ditur se hetimet kanë filluar për imazhet që i quajti aspak të përshtatshme të cilat datojnë 4-5 vjet më pare.

Në numrin e së shtunës të gazetës “Virginian Pilot” thuhej se videot që u shfaqën për ekipin prej 6 mijë anëtarësh të aeroplanmbajtëses, përfshinin skena me gra që pretendojnë se bëjnë dush bashkarisht dhe oficerë që përdorin fyerje kundër homoseksualëve.

Marinarët thanë në një intervistë për gazetën se oficeri ekzekutiv i anijes në atë kohë, Owen Honors, ishte producenti dhe ai vetë nuk ka nguruar të shfaqet në viedo. Honors është tani kapiteni i aeroplanmbajtëses Enterprise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›