Vlorë, digjen dy fëmijë
Nga Express më 04 janar 2011 në ora 13:40
Dy fëmijë kanë vdekur të martën në mëngjes në Vlorë, për shkak të zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.
Dy viktimat ishin të moshës tre dhe katër vjeçare, dhe ata ishin vetëm në shtëpi në kohën e tragjedisë.
Nuk dihet se ku ndodheshin prindërit e tyre në atë kohë, por mësohet se trupat e pajetë të fëmijëve Brisila dhe Kristaq Lelaj u gjetën nga fqinjët.
Jozyrtarisht thuhet se i kësaj tragjedie ishte shkrepja e një shkëndije elektrike.