Planet per satelit spiun me SHBA Gjermania pergenjeshtron Wikileaks

Wikileaks nuk mbetet thjesht çështje e 2010. 2011 fillon me përgënjeshtrimin e Gjermanisë përsa i përket planeve për krijimin e një sistemi satelitor spiun me Shtetet e Bashkuara. Qendra gjermane e aeronautikës tha se ekziston një program satelitor, por ai nuk është as sekret, as nuk ka synime spiunazhi.
E përditshmja norvegjeze “Aftenposten” botoi një artikull bazuar në informacione që thotë se ishin marrë nga komunikime diplomatike. Në bazë të artikullit, komunikimet tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po punonin për sistemin e përbashkët për synime spiunazhi.
Sipas “Aftenposten, në telegramet e dërguara nga Ambasada amerikane në Berlin thuhet se satelitët do të futen në operim brenda vitit 2013.
Për shkak të natyrës së debatueshme të programit, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë synonin t’i paraqisnin ato në publik si një projekt civil me synime ambjentaliste. Në telegrame thuhej se projekti ishte nën kontrollin e plotë të shërbimit gjerman të kundërzbulimit dhe të qendrës gjermane të hapësirës.
Telegramët e dërguar në periudhën shkurt 2009 deri në shkurt të 2010-ës po ashtu japin hollësi se si një numër vendesh janë përpjekur ta ndalojnë projektin, ku më e impenjuare në këtë drejtim cilësohet Franca.