E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i Vezhguesve Vendore kritikon ashper partite dhe KQZ

Koalicioni i Vezhguesve Vendore deklaroi se standartet e procesit zgjedhor jane vene ne pikepyetje nga rezultati i bashkise se Tiranes i cili po vonohet prej 11 ditesh.

Koalicioni i vezhguesve shqiptare publikoi nje deklarate ku thekson se mungesa e rezultateve veprimtaria e KQZ dhe protestat e opozites po vene ne pikepyetje plotesimin e standarteve te procesit zgjedhor. Koalicioni i vezhguesve vendore vlereson se diferenca prej 10 votash ne rezultatin paraprak midis dy kandidateve per kryetarin e bashkise se Tiranes priret te jete i kontestueshem priret te jete i kontestueshem ne te gjitha kendveshtrimet qofte edhe statistikisht si mundesi e gabimit njerezor dhe mund te quhet perfundimtar pasi te mbaroje edhe procesi i ankimimit te mundshem ne KQZ apo ne Kolegj Zgjedhor.

Prononcimet e parakohshme publike ne lidhje me rezultatin te kryetarit te mazhorances dhe opozites kane marre trajtat e presionit te hapur politik mbi institucionet e administrimit zgjedhor. Si rezultat i ketij presioni dhe njoftimit per nisjen e procedurave joligjore nga anetaret e mazhorances ne KQZ deputetet e opozites ne menyre te panevojshme e kane rritur akoma me tej tensionin politik duke hyre ne mjediset e KQZ dhe penguar vijueshmerine normale te punes se tij ne pasditen e dates 17 maj 2011 - thuhet ne deklaraten e Koalicionit te Vezhguesve Vendore.

Koalicioni i vleresoi si provokuese dhe te pajustifikueshme thirrjet e opozites ndaj qytetareve per te protestuar dhe per te hyre me force ne mjediset e KQZ sepse opozita ndodhet e perfaqesuar prane ketij komisioni me anetaret e propozuar nga vete ajo si dhe nga perfaqesuesit politike te saj te akredituar aty. Koalicioni i terheq vemendjen partive politike ti japin fund nderhyrjes dhe ndikimeve ne punen e institucioneve te administrimit zgjedhor. Perfundimi dhe certifikimi i procesit zgjedhor eshte nje ceshtje thellesisht teknike qe pasqyron vetem vullnetitn e votuesit dhe nuk eshte aspak ceshtje politike - theksohet ne deklarate. Koalicioni i kerkon Partise Socialiste te ndale protestat dhe te ndjeke hapat ligjore duke shfrytezuar te gjithe mekanizmat dhe hapesirat ligjore sepse besimi tek institucionet eshte element thelbesor per shtetin demokratik.

Nderkohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte duke ndermarre sipas ketij koalicioni veprime antiligjore gjate procesit te hapjes dhe verifikimit te votave te kontestuara apo te pavlefshme. Koalicioni i konsideron hapat e ndermarra ne kete faze nga KQZ dhe kryetari i saj si shkelje flagrante e ligjit zgjedhor. Nga numerimi i deritanishem ne KQZ Lulzim Basha ka marre 80 vota Edi Rama 41 vota ndersa kane mbetur edhe 11 kuti qe pritet te numerohen sot ne mengjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›