Obama pezullon fushaten, ka gjyshen semure

Ne kulmin e etheve elektorale, njoftohet se kandidati demokrat Barak Obama do të pezulloje fushatën presidenciale gjatë kësaj jave, për të kaluar më shumë kohë me gjyshen e tij të sëmurë e cila jeton në Hawaii.
Ajo eshte gjyshja nga e ema, e cila e ka rritur Obamën. Medlin Danhem është 85-vjeçare dhe thuhet se është shumë e sëmurë.
Barak Obama ka folur gjerë e gjatë për lidhjet e tij të forta me gjyshen. Ne kete moment, Barak Obama kryeson ndjeshem në sondazhet e opinionit publik ndaj rivalit të tij republikan John McCain.
Vendimi i tij për të anuluar dy aktivitete të fushatës nuk do te thotë se ai do të pezulloje te tërë fushatën. Por mungesa e tij vjen në një kohë kritike kur kanë mbetur vetëm dy jave deri në ditën e zgjedhjeve.