E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", Alibeaj, Bumçi dhe Bode ne Prokurori

Ministri dhe ish-ministri Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe Aldo Bumçi së bashku me ministrin e Financave Ridvan Bode, do të thirren në Prokurorinë e Përgjithshme për dosjen “Gërdeci”, duke e cuar kështu ne kater, numrin e njerëzve qe kane pasur dhe kane portofol ne qeveritë “Berisha”, per kete hetim.

Burime pranë akuzës thanë se Alibeaj është një nga autorët kryesorë të hartimit të paketës ligjore që shtroi rrugën për ndryshimin e procedurës së trajtimit të armëve dhe teknikës në përdorim të Forcave të Armatosura, të cilat hiqeshin nga pronësia e saj.

Ndërsa ish-ministri i drejtësisë Bumçi, ka qenë dakord në parim për t'i dhënë të drejtë firmës amerikane SAC, e drejtuar nga Efraim Diveroli, për të demontuar municione në Gërdec. Me të njëjtën status do të thirret në prokurori edhe Bode, pasi ka votuar pro vendimit që t'i jepte të drejtë SAC të vazhdonte punën në “fabrikën e vdekjes”.

Prokuroria e Përgjithshme i është “përgjigjur” me të njëjtën monedhë sulmeve të ministrit aktual të Drejtësisë, duke i dërguar një fletë-thirrje për dosjen “Gërdeci”.

Alibeaj, në disa dalje publike do të hapte “luftë të ftohtë” me akuzën. Madje ai ka denoncuar dy prokurorë ne Shkoderdhe së fundit ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj prokurorëve që po hetojnë dosjen “Fazlliç”.

Burime nga akuza thanë se Ministri aktual i Drejtësisë, duke qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit të Antikorrupsionit dhe të Kontrollit të Brendshëm të Këshillit të Ministrave, ka luajtur një rol aktiv, krejtësisht pa asnjë lidhje me detyrën e tij zyrtare, në përpilimin e akteve ligjore që paraprinë Gërdecin.

Në cilësinë e provës materiale, organi i akuzës ka mundur të sigurojë një numër e-mail, të cilat ai ia adresonte Ministrisë së Mbrojtjes, me cilësinë e një eksperti.

Mësohet gjithashtu, se në zyrën e tij në vjetër në Kryeministri në shumë raste janë zhvilluar takime me zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas hetuesve Alibeaj do të pyetet me cilësinë e personit me dijeni për ngjarjen dhe për të dhënë shpjegime për përfshirjen e tij në këtë histori.

Prokuroria konfirmon informacionet se ekziston një korrespondencë e plotë elektronike dhe një numër i pacaktuar ende takimesh me protagonist Enkelejd Alibeajn dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ato janë zhvilluar në Kryeministri në periudhën që nis me dhjetorin e vitit 2006 dhe janë intensifikuar jashtëzakonisht në muajt e parë të vitit 2007.

Në këto e-mail-e, një pjesë e të cilave tashmë ndodhen në dosjen voluminoze të akuzës, Alibeaj ofronte asistencë juridike dhe zgjidhje për problemin se çfarë duhej bërë me armët, teknikën dhe pajisjet që dilnin nga përdorimi dhe që ishin pronë e Forcave të Armatosura.

Burime nga akuza thanë se Alibeaj do të pyetet edhe për bazën ligjore që firma SAC filloi demontimin e municioneve.

Ndërkaq akuza tha dje se do të të thërrasë në prokurori deputetin e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, aktualisht zëdhënës i grupit parlamentar të mazhorancës.

Ish-ministri i drejtësisë ka firmosur një shkresë zyrtare në vitin 2007, pak ditë përpara se të miratohej vendimi 138, i datës 14 mars 2007, i cili bënte fjalë për lejimin e kompanisë SAC për demontimin e fishekëve.  
 
 
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›