Shperthimi te stadiumi, i ndaluari pranon autoresine

Policia beri te ditur se nuk ka asnje te plagosur, por megjithate nga shperthimi i granates jane shenuar deme materiale ne katin ku edhe ndodheshin zyrat e firmes.
Burime te besueshme te Top Channel pohuan se Elton Bendo e ka pranuar autoresine e kesaj ngjarjeje.
Ai u ka shpjeguar agjenteve se e kishte hedhur granaten per shkak te nje konflikti pronesie, pasi kusherinjte e tij pronare te firmes se ndertimit kishin tentuar t'i blinin token ne rrugen ‘Ali Demi’, por ai nuk kishte mbetur i kenaqur nga cmimi i ofruar.
Por i riu ka shtuar se nuk e kishte hedhur granaten per te vrare njeri, vecse deshironte t'i trembte te afermit e tij, ne menyre qe ata t'i bindeshin kushteve te tij.
Ky version i dhene nga i ndaluari eshte edhe pista kryesore e policise e cila pas mberritjes ne vendngjarje ka fiksuar edhe provat materiale.