E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojne kerkimet per gjetjen e 17-vjeçarit te humbur

Ne Butrint eshte kerkuar edhe ndihma e polumbareve, per te mundesuar krehjen e nenujit midis dy brigjeve te Kanalit te Butrintit, atje ku nje dite me pare u permbys varka e peshkimit me rrema.

Te pakten 16 vete perfunduan ne uje, duke pare vdekjen me sy dhe numri i viktimave po shkon ne tre. Ne mbeshtetje te grupit te palombareve te zhytur disa here ne hapesiren ujore te Kanalit te Vivarit dhe Butrintit, kane qene edhe eksperte nga Komisariati i Policise se Sarandes.

Pas disa oresh kerkimi nuk eshte hasur me ndonje kufome te re, nderkohe qe keto burime thane se puna per kryerjen e verifikimeve te nevojshme vazhdon.

Nga verifikimi i bere ne disa ore jane disponuar veshje, qese ushqimesh e bidone me uje, qe klandestinet kane pasur me vete ne çastin e hipjes ne varke.

Operacionin e kerkimit te njerezve te specializuar e kane ndjekur me interesim te jashtezakonshem edhe familjare, qe ende nuk kane gjetur te afermit e tyre, nderkohe qe ata i kane munguar listes emerore te bere publike ne komunikaten zyrtare te dikasterit blu, edhe atyre qe marrin trajtim mjekesor ne spitalin e Sarandes, apo rrethit te personave te shoqeruar ne Komisariatin e Sarandes.

Nje prej atyre, qe e ka shoqeruar me me shume shprese operacionin e kerkimit te ekipit te palombareve, kane qene familjare te 17-vjeçarit Ndriçim Myftari, nga Bubullima e Lushnjes e sidomos e xhaxhait te tij, Bashkim Myftari.

“Nuk do te iki nga Butrinti, pa gjetur nipin”, u shpreh i vendosur deri ne vetesakrifikim ai.

Nderkohe, i ati i djaloshit ende te pagjetur as gjalle e as vdekur, Ylli Myftari, ka perfunduar ne spital, per shkak te gjendjes se renduar psikologjike.

Per 13 personat e mbijetuar nuk ka munguar perkujdesja, duke iu siguruar kushte fjetjeje, larjeje dhe ushqimi ne hotel “Gjika” ne qytetin e Sarandes, nderkohe qe ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme marrja e tyre ne pyetje rreth tragjedise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›